Misioni Vazhdon...

Tedi Mula është një profesionist me një formim të gjerë dhe shumëdimensional në disa fusha të ndryshme.

Ai ka përfunduar arsimin e tij fillor dhe të mesëm në Kolegjin Turgut Özal. Pas mbarimit të shkollës, Tedi u regjistrua në Universitetin Europian (UET), ku ndoqi studimet në Shkenca Politike. Për të thelluar njohuritë e tij akademike, ai vazhdoi me një master në Universitetin Mesdhetar, në profilin “E Drejta Tregtare dhe Civile”, duke përforcuar kështu ekspertizën e tij në fushat e juridikut dhe ekonomisë së tregut.

Përveç kësaj, Tedi ka ofruar konsulencë profesionale në fushat e marketingut dhe çështjeve juridike, duke kontribuar në projekte të ndryshme që lidhen me këto dy fusha të rëndësishme, dhe ka demonstruar aftësi analitike dhe praktike të shkëlqyera.

"Shqiptarët meritojnë më shumë se kaq! Unë jam Tedi Mula, jam 29 vjeç dhe besoj që politika ka në dorë ta ngrejë çdo qytetar në nivelin e jetës dinjitoze. Besoj tek politikat e shëndetësisë, e edukimit, e mbështetjes sociale. Por edhe tek politkat e parimeve të forta ekonomike dhe fiskale. Por nuk po flas për politikën që na ka udhëhequr deri më tani. Po flas për atë që mund të bëjmë më mirë në të ardhmen. Le ta tregojmë bashkë që meritojmë besimin tuaj… "

Aktivitetet

Ketu do te gjeni aktivitetet me te fundit nga fushata.

Bashkohu me mua

Te rejat me te fundit nga fushata

Me kontakto